Basha: Kampi i Manzës një batërdi, balta deri në gju. Banorët të sistemohen në shkolla

03 Dec 2019 01:30 0
543
Ora News Lajme Download
3 0

#rtvora #oranews

Kreu i Partisë Demokratike denoncoi nga Durrësi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen banorët e pesë pallateve në Manëz, të cilët prej 6 ditësh flenë jashtë në çadra mes llucës dhe shiut.

Basha tha se këta banorë duhet të sistemohen urgjentisht në shkolla ose kontenierë pasi mes tyre ka fëmijë të vegjël dhe të moshuar të sëmurë.

Basha: Në kampin e çadrave të ngritur në Manëz është një batërdi e vërtetë. Balta ka shkuar deri në gju, brenda ka nga foshnje një muajshe dhe fëmijë 1 apo 2 vjeç deri pleq 70-80-90 vjeç të sëmurë. Janë dy objekte shkollore që janë certifikuar jashtë rrezikut dhe nuk ka asnjë arsye pse familjet të qëndrojnë në llucë, janë familjet e pesë pallateve që u është vënë kryqi, të dëmtuara nga tërmeti.

Nata e 6 jashtë në shi, kur ishim aty filloi prapë shiu, që e bën të ftohtin dhe më të papërballueshëm.Nuk ka pse të jenë aty. Të merren dhe të çohen në shkolla, ose propozimi i dytë që ka ardhur nga ekspertët tanë të vendosen në kontenierë.Nuk mund të qëndrojnë në çadra. Prej ditës së dytë të emergjencës kam bërë thirrje që askush të mos qëndrojë në çadra. Një numër është sistemuar te të afërmit ose te strehimet e tjera.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/basha-kampi-i-manzes-nje-baterdi-balta-deri-ne-gju-banoret-te-sistemohen-ne-shkolla-ose-konteniere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Related of "Basha: Kampi i Manzës një batërdi, balta deri në gju. Banorët të sistemohen në shkolla" Videos