Në godinën që do të shembej për projektin e Unazës janë strehuar 100 banorë të prekur nga tërmeti

04 Dec 2019 01:32 1
637
Ora News Lajme Download
5 4

#rtvora #oranews

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjet e strehuara në njërën prej godinave të planifikuara për tu shembur në Unazën e Re.

Kjo godinë tanimë është bërë streha e rreth 100 banorëve të prekur nga tërmeti, mes të cilëve 30 fëmijë.

Disa prej banorëve, të zhvendosur nga Kombinati, Vora, Nikla, Ishmi dhe Bubqi treguan sesi janë lënë të braktisur jo vetëm pas këtij tërmeti, por edhe pas tërmetit të 21 Shtatorit.

“Kemi bërë kerkesë që kur është dëmtuar në shtator, askush s’na ka parë. Kemi jetuar prapë në atë banesë se nuk na kanë dhënë zgjidhje. “- tha një banor i Zall Bastarit, gjë që u pohua edhe nga banorë të tjerë në zona të ndryshme.

Gjatë takimit me familjet e strehuara tek Astiri, Basha kërkoi që të mos mungojë kujdesi ndaj tyre.

Basha: Nuk është e rastësishme që këta njerëz që e kanë vuajtur jo një ditë, siç e vuajtën familjet e goditura apo gjithë shqiptarët, por ditë për ditë traumën e fatkeqësisë, këta janë të parët që hapën zemrat, hapën shtëpitë e tyre, dhanë gjithçka po ndihmojnë të parët, për t’u qenë pranë njerëzve që sot kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë.Kam një mesazh për këdo që ka mundësi të ndihmojë.Këtu ka nevojë për ushqime, pajisje, tavolina, karrike, ka shumë fëmijë që po trajtohen vullnetarisht nga psikologë dhe studente të psikologjisë, të cilat i falënderoj.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/basha-banoreve-te-prekur-nga-termeti-banoret-e-unazes-se-re-hapen-dyert-hapen-zemrat-ju

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Related of "Në godinën që do të shembej për projektin e Unazës janë strehuar 100 banorë të prekur nga tërmeti" Videos