#rtvora #oranews
Tërmeti i cili goditi Shqipërinë nxori në pah problematikat që kanë ndërtesat për sa i përket qëndrueshmërisë dhe strukturës së tyre.
Sikurse shumë inxhinierë të huaj të cilët erdhën për të ndihmuar në konstatimin e dëmeve dhe të ndërtesave, ata kanë pohuar se këto konstruksione janë të dyshimta.
Inxhinieri Maksim Çipi i ftuar në RTV Ora në hapësirën e intervistës gjithashtu pohon se shumë ndërtime janë bërë nga kompani private ku nuk ka pasur kontrolle të mirëfillta.
Çipi: Shpesh ndërtimet janë bërë nga privatët në mënyrë gati individuale me një grup pune që mund të jetë shumë e mirë që dinë një tipologji, një metodë pune. Por nuk ka kontrollin e mirëfilltë, qëndrueshmëri në realizimin e veprës ose të materialit. Ndonjëherë nuk i zbaton, për fat të keq edhe duke e ditur, thjesht për të kursyer një hekur apo pak çimento. Kjo ka bërë shpeshherë që materiali të jetë difektoz, dhe vendosja e materialit të bëhet në sasinë e duhur, në mënyrën e duhur dhe sipas rekomandimeve përkatëse. Këtu do thoja diçka tjetër pasi është diçka që duhet luftuar.
Ndër të tjera, ai evidenton dhe mungesën e një përgatitje profesionale dhe në mënyrë të vazhdueshme të inxhinierëve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/inxhinieri-cipi-ka-mangesi-te-pergatitjes-se-vazhdueshme-te-inxhiniereve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp